
Një sulm me armë zjarri automatik është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradë, ku objekt i sulmit ishte ndërtesa e një subjekti farmaceutik.
Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme dhe fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa nga detajet e para nga vendngjarja, bëhet me dije se është qëlluar me breshëri plumbash, rreth 20 plumba automatiku fasada e biznesit të Nadir Çaushollit. Autorët qëlluan nga një automjet në lëvizje.
Biznesi “CFO Farma” ndodhet në zonën e Kasharit, pranë autostradës Tiranë-Durrës. Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë person të dyshuar.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur në orën 02:00, policia është njoftuar vetëm 1 orë më parë në lidhje me të shtënat me armë. Ende nuk ka asnjë njoftim nga policia në lidhje me ngjarjen.

Lini një Përgjigje