TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2025, 09:22

Sulm me armë zjarri ndaj godinës së kompanisë “CFO Pharma”

Shkruar nga Pamfleti

Sulm me armë zjarri ndaj godinës së kompanisë “CFO

Një sulm me armë zjarri është regjistruar mëngjesi e kasaj të martë në autostradën Tiranë-Durrës. Nga raportimet mësohet se objekt i sulmit ishte ndërtesa e CFO Pharma.

Kjo kompani i përket biznesmenit Nadir Caulloshit, ndërsa policia ende po punon mbi shkaqet e sulmit. Nga raportimet mësohet se ndaj objektit janë realizuar 20 të shtëna.

Sulm me armë zjarri ndaj godinës së kompanisë “CFO

Nga pamjet e siguruara nga “Ora News” shikohet se godina është sulmuar në pjesën e fasadës ku dallohen lehtësisht gjurmët e plumbave.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa janë marrë në pyetje disa persona. Nga sulmi me armë, referuar informacioneve të raportuara, nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë me shpresën se mund të zbardhen më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

 

Lini një Përgjigje