TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2025, 10:14

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet në Maminas 51-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,

Një 51-vjeçar është arrestuar nga Forcat Operacionale, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Sipas informacioneve 51-vjeçari Albert Koni është dënuar nga Gjykata e Torinos me 4 vite e 5 muaj burgim, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Koni është arrestuar në Maminas atje ku edhe banon, me qëllim ekstadimin e tij në Itali. 

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 34”.

I dënuar nga Gjykata e Torinos, me mbi 4 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Maminas dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 51-vjeçari.

Në vazhdën e operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në ndërkombëtar që fshihen në Shqipëri, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me homologët e Policisë italiane, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Operacionalja 34”.

Gjatë operacionit, është kapur në Maminas dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10.01.2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", thuhet në njoftimin e policisë. 

Lini një Përgjigje