TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2025, 10:27

Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, Prokuroria çon për gjykim Ilir Beqarajn: Ja roli që pati në vrasje

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, Prokuroria çon për gjykim Ilir
lir Beqaraj-Gentian Bejtja

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim Ilir Beqarajn, i përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë. Ai ka pasur rolin e ndihmësit të ekzekutorit në vrasjen e Bejtjas në banesën e tij në Larush.

Ndaj tij rëndojnë tre akuza ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’.

Vrasja e Gentjan Bejtas ndodhi më 15 mars në oborrin e banesës së tij në Larushk. Ilir Beqaraj, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Brahimi, ka qenë në rolin e shoferit dhe ka larguar autorët nga fshati Hasan ku dogjën automjetin tip “Land Rover” pas krimit. Beqaraj ka vëzhguar disa herë Bejtjan pranë banesës.

Ilir Brahimi drejtonte makinën tip “Golf 7” ngjyrë të zezë. Pasi ka marrë 4 autorët e dyshuar, ata janë larguar në drejtim të Bubqit të Krujës. Makina e përdorur nga Ilir Beqaraj, është në pronësi të 30-vjeçarit Edison Haxhiu, i cili sipas hetimeve rezulton se ka mbajtur të fshehur për disa ditë automjetin e tij.

Më pas më 19 mars, Edison Haxhiu, dyshohet se ka ndërruar disqet e automjetit që të mos binte në sy nga policia, e cila ishte vënë në kërkim të automjetit të dyshuar. Por identifikimi i automjetit është bërë nëpërmjet targave që i kishin vendosur në bagazh. Pas sekuestrimit brenda automjetit policia ka gjetur edhe disa qese të zeza që përdoren për errësimin e xhamave.

Gjetja e automjeti shihet me shumë vlerë për hetuesit, ku mësohet se brenda saj janë marrë edhe profile ADN. Ndërkohë nga ekspertiza rezultoi se në drejtim të 43-vjeçarit Bejtja është qëlluar nga 3 kallashnikovë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Vrasja në Larush të Fushë Krujës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’ parashikuar nga nenet78/1 e 23, 278/4 e 289/1 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 1944/2 të vitit 2024, për vrasjen e shtetasit G.B në fshatin Larush të Fushë Krujës, Prokuroria arriti të provojë se i pandehuri I.B. ka konsumuar veprën e mësipërme në rolin e ndihmësit.

Sipas prokurorisë ky shtetas me veprimet e tij aktive ka mundur të largojë autorët e vrasjes nga vendi i ngjarjes, duke i çuar ata në fshatin Hasan ku edhe kanë mundur të djegin makinën me të cilën kryen vrasjen, kjo e dokumentuar edhe nga pamjet filmike të administruara nga prokuroria. Teksa u provua se ky shtetas në kohë të ndryshme me mjetin e tij ka qenë në afërsi të banesës së viktimës.

Nga hetimet rezultoi se në automjetin e përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegjes së automjetit me të cilin u krye vrasja, është përfituar profil gjenetik i shtetasve, I.B. dhe F.P. të cilët dyshohet se kanë pasur rol në vrasjen e shtetasit G.B.

Lini një Përgjigje