
Një e moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “Egnatia”. Policia në një njoftim zyrtar tha se ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës.
“Rreth orës 10:35, në rrugën “Egnatia”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasja B. Xh., rreth 88 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, njofton Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Lini një Përgjigje