TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2025, 14:10

Dhunoi me sende të forta punonjësen e OSHEE-së, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi me sende të forta punonjësen e OSHEE-së, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një punonjëseje të OSHEE-së në detyrë.

38-vjeçari dhunoi me sende të forta punonjësen, pasi kishte shkuar në lokalin e tij për të kryer verifikimet në matësin e energjisë elektrike.

Ndaj të riut, Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur ndalimin e shtetasit S. C., 38 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas njoftimit zyrtar, 38-vjeçari dyshohet se në ambientet e lokalit të tij ka goditur me sende të forta një punonjëse të OSHEE-së, e cila kishte shkuar në subjekt për të kryer verifikime në matësin e energjisë elektrike.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që materiali i ndaluarit i është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje