TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2025, 13:52

Kanabis në bahçe dhe armë në banesë, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh, shpallet në kërkim i biri 

Shkruar nga Pamfleti

Kanabis në bahçe dhe armë në banesë, arrestohet

Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe pyjore në fshatin Grazhdan të Gramshit. Operacioni njëmujor i koduar “Survejimi” çoi në zbulimin dhe asgjësimin e parcelës me kanabis, ndërsa në banesën e tij, pranë zonës së mbjellë, u gjetën dy armë gjahu pa leje, municion luftarak dhe dy radio të përdorura nga forcat e policisë. Në kërkim është shpallur edhe djali i tij, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

"Pas një hetimi një mujor është finalizuar operacioni “Survejimi”. Policia ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanabis në pyllin e fshatit Grazhdan në Gramsh.

Në pranga është vënë një 63-vjeçar, në banesë në afërsi të sipërfaqes së mbjellë mbante dy armë gjahu pa leje, dhe janë gjetur dy radio të policisë dhe fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm.

Ndërkohë në kërkim është shpallur djali i 63-vjeçarit, pasi sipas policisë ka dyshime se është i përfshirë në veprimtari kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Bimët narkotike janë asgjësuar nga policia dhe armët janë sekuestruar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, njofton policia. 

Lini një Përgjigje