Gjykata e Elbasanit ka konfiskuar pasuritë e shtetasit Arjan Kamani, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Ushtrim prostitucioni”.
Pas kërkesës së prokurorisë, gjykata vendosi konfiskimin e një objekti -katësh, me funksion bar, restorant dhe hotel, në pronësi të shtetasit në fjalë, dhe 1 automjet "Lamborghini". Në njoftimin e prokuorisë bëhet me dije se objekti ndodhet në zonën kadastrale Malasej, në qytetin e Cërrikut.
Sipas organit të akuzës, hetimet kanë provuar se pasuria e Kamanit nuk justifikohet me të ardhurat e deklaruara, dhe dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në Belgjikë.
Ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel, ku është shpallur fajtor për ushtrim prostitucioni dhe është dënuar me 5 vite burg si dhe me gjobë prej 84 mijë eurosh, së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptarë.
Prokuroria e Elbasanit bëri me dije se hetimet vazhdojnë edhe për personat e tjerë të përfshirë, të cilët kanë qenë të dënuar në të njëjtën çështje me shtetasin Arjan Kamani në sistemin gjyqësor belg.
Lini një Përgjigje