TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2023, 13:25

Rrëzimi i skelës në Gjermani, shkon në 5 numri i viktimave; ndërron jetë pas 10 ditësh Alfred Visha

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzimi i skelës në Gjermani, shkon në 5 numri i viktimave;

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Gjermani, 10 ditë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit shqiptari 33-vjeçar Alfred Visha.

Lajmin u bë i ditur për mediat nga daja i tij Luan Cemenja. Visha ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Visha baba i tre fëmijëve mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku 4 shqiptarë humbën jetën.

Kujtojmë se shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman.

Sipas mediave gjermane numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën është 4 dhe një i pestë ka mbetur i plagosur.

Tragjedia ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi në zonën e HafenCity, ku shqiptarët po punonin në një pallat.

Por çfarë ndodhi?

Skela ku po punonin shqiptarët në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori. Tre prej shqiptarëve humbën jetën menjëherë si pasojë e mbetjeve që u ranë sipër dhe janë nxjerrë. Personi që nuk është nxjerrë ndodhet në fund të boshtit i mbuluar nga rrënojat. Kjo sipas autoriteteve e bën operacionin e nxjerrjes së trupit të pajetë më të vështirë.

Fillimisht doli lajmi se viktimat ishin bullgarë, por më vonë autoritetet njoftuan se bëhej fjalë për shqiptarë. Hetuesit vazhdojnë punën për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje.

Sipas asaj që shkruan BILD dyshohet se skela nuk është vendosur siç duhet. Të njëjtat burime thonë se aty ishin vendosur rreth 80 blloqe betoni megjithatë është e paqartë se si kjo mund të ketë ndikuar në aksident.

Subjekti që merrej me zbatimin e projektit nuk iu përgjigj interesimit të mediave nëse materialet ishin vendosur siç duhet.

rrezim skele viktima alfred visha

Lini një Përgjigje