TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2023, 12:45

Braktisi foshnjen në bodrum, reagon policia e Tiranës: I porsalinduri ndërroi jetë, arrestohet 30-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Braktisi foshnjen në bodrum, reagon policia e Tiranës: I porsalinduri

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e 30-vjeçares e cila braktisi foshnjen në një bodrum pallati Në Tiranë. 

Foshnja e sapo lindur e seksit mashkull ndërroi jetë paraditen e sotme në spital.

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për gjetjen e një foshnje të sapolindur, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasen E. I., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, kanë dërguar në spital, foshnjën e braktisur nga kjo shtetase, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme të dhënë nga shërbimet e Policisë dhe stafit mjekësor, ditën e sotme foshnja ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

arrestim 30 vjecare policia

Lini një Përgjigje