TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Mars 2026, 20:57

"Qarkullojnë milionat e kokainës", Artan Hoxha: Pse janë të paprekshëm “kokat” e krimit!

Shkruar nga Pamfleti
"Qarkullojnë milionat e kokainës", Artan Hoxha: Pse
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me krimin në Shqipëri. Hoxha thotë se fuqizimi i tij ka ardhur si pasojë e fitimeve të mëdha nga trafiku ndërkombëtar i drogës, të cilat më pas përdoren për të korruptuar institucione dhe për të zgjeruar ndikimin në nivele të ndryshme.

“Edhe vetë ne që jemi marrë me këtë punë nuk jemi besuar që do të ishim në këtë stad. Unë s' kam menduar kurrë që do të më duhej të takoja ata që kisha gjetur që shisnin me doza dhe prokurori arrestonte tek Irfan Tomini. Ishte atje ai po lëvizte me tonë. Në momentin që ai lëviz me tonë kokainë. Ato tonët sjellin mbrapa milionat e eurove. Ato milionat e eurove korruptojnë dhe korruptojnë gjithë sistemin dhe kjo pastaj na sjell deformimin e madh që kemi ne në momentin që ata kthehen pastaj dhe në mite apo kthehen dhe në idhuj të të rinjve tanë, sepse ti do japësh një model”.-tha Hoxha.

Ai theksoi se policia shpesh ka arritur të godasë individë të përfshirë, por problemi qëndron tek mënyra se si këta persona janë fuqizuar dhe kanë arritur të krijojnë rrjete të forta ndikimi.

“Policit ja ul kokën ai lart. Ai ja ul kokën policit në qoftë se ti e paguan keq. Në qoftë se ti s'e motivon, në qoftë se ti i vë drejtues që polici i ka sytë në ballë dhe sheh çfarë bën. Po bëhet zhurmë e madhe. SPAK-u, SPAK-u, SPAK-u. Që s' ka kapur policia? Asnjë. Të gjithë policia jonë i ka kapur pa përjashtim. Puna është si kanë dalë, si janë bërë kaq të fuqishëm, si shkuan kaq larg, kaq kontinente larg, si u bënë kaq të pasur dhe si u bëhen kaq ndikues mbi shoqërinë, se ata po ndikojnë mbi shoqërinë”, vijoi ai në A2 CNN.

Hoxha paralajmëroi se shoqëria shqiptare po përballet me një deformim të rrezikshëm, ku figurat kriminale po kthehen në modele për të rinjtë, teksa apeloi për një ndryshim të menjëhershëm të qasjes në luftën kundër krimit të organizuar.

“Për të dreq në këtë vend modeli i suksesshëm kur del në rrugë dhe në bulevard nuk është ai që ka kontribuar që ka dije që ka njohur që ka investuar që i shërben shoqërisë për drejt dhe Ai atje që del me makinën më të bukur, që ka lokalin më të bukur, që bën jetën më funy që e sheh në më të mëdha të globit. Pra ky është halli. Në këtë stad jemi dhe unë mendoj që jemi pak vonë, por jemi në momentin që duhet me patjetër që të ndryshojmë krejtësisht qasjen dhe sjelljen ndaj mënyrës se si luftojmë sidomos krimin organizuar”.-tha Hoxha.

 

artan hoxha krimi

Lini një Përgjigje