
Një 28-vjeçar, identifikuar si Edrin Varaku, është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri pa leje në qytet. Arrestimi u bë në lagjen nr. 13, gjatë një operacioni të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i koduar “Pasagjeri”.
Sipas policisë, Varaku ndodhej si pasagjer në një automjet të drejtuar nga shtetasi A. L., 25 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet një pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.e.
Sipas të dhënave, Varaku nuk është i panjohur për autoritetet. Ai rezulton i dënuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2013, ku dyshohet se ka vrarë me armë zjarri një shok të tij të shkollës.
"Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Si doli nga burgu? Ikni o njerez nga ky vend ku jeta nuk vlen asgje