Publikohet fotoja e Gëzim Çelës, “baronit të drogës” të arrestuar në Kosovë. Policia ka pasur vetëm foto të vjetra të tij, ndërsa nëse shihet fotoja e re, ai ka ndryshuar ndjeshëm.
Emri i tij doli te operacioni i SPAK, zhvilluar në tetor në Fushë Kuqe. SPAK lëshoi disa urdhër arreste ndërsa mes të arrestuarve rezultonte edhe shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj. Ndërsa në kërkim u shpallën Gëzim Çela, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë dhe Roland Guza, banues në Durrës. Ndërkohë është publikuar dhe fotoja e Gëzim Çelës, i cili ka ndryshuar shumë krahasuar me foton që ka pasur policia.

Lini një Përgjigje