TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2023, 09:23

Pse u vra Martin Bardhi? Merren në pyetje të afërm të Kastriot Reçit, si nisi konflikti i përgjakshëm mes dy fiseve

Shkruar nga Pamfleti
Pse u vra Martin Bardhi? Merren në pyetje të afërm të
Martin Bardhi dhe Kastriot Reçi

Vrasja e Martin Bardhit dyshohet të jetë vijimësi e një kalvari sherresh që kanë shkaktuar shumë viktima në Mirditë.

Përplasja e fundit mes fiseve ishte tentativa e vetë viktimës Bardhi bashkë me djalin, Enrikun, për të eliminuar Sajmir Reçin, nip i Kastriot Reçit. 

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona për atentatin, mes të cilëve dhe pjesëtarë të fisit Reçi me të cilët kishte konflikte viktima, por kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Pas marrjes së dëshmive të shoqëruarit janë lënë sërish të lire, ndërkohë po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë të disa biznese në qytet si dhe përgjatë akseve rrugore nga ku mendohet se ka lëvizur automjeti i autoreve të këtij krimi. 

Martin Bardhi, humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë në qendër të Rrëshenit këtë të martë, ai u vra para lokalit në pronësi të tij.

Dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkaqe hakmarrje, kjo për shkak të konflikteve mes fisit Bardhi dhe Reçi.

Hetuesit thanë se vëllai i Martin Bardhit, Pjetri ka qenë i përfshirë në një ngjarje shume kohë më parë. Në atë kohë ai ishte ushtarak ku dyshohet se ka vrarë një të fisit Reçi.

Bardhi sapo ishte liruar nga qelia e burgut. Ai ishte lënë me masën e sigurisë detyrim paraqitje pasi në muajin Mars u arrestua si një nga autorët e përfshirë në atentatin ndaj Saimir Reçit në Rrëshen.

E kjo ngjarje e 6 muajve më parë ka një të përbashkët me vrasjen e sotme: Datën e krimit, më 26 Mars u qëllua ndaj Saimir Reçit, ndërsa më 26 Shtator u vra Martin Bardhi.

Në lidhje me ngjarjen e disa muajve më parë janë në kërkim djali i Martin Bardhit, Erindi dhe një kushëri i tyre, 28 vjeç për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se atëherë u qëllua ndaj makinës së blinduar të Reçit, ky i fundit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një bordurë, por nuk u plagos.

Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i cili në vitin 2020 u ekzekutua me snajper në qendër të Rrëshenit.

Gjithçka ndodhi pasi Erind Bardhi fillimisht është konfliktuar me Saimir Reçin në qendër të qytetit të Rrëshenit për një vend parkimi dhe pas këtij momenti shkoi në banesë për të marrë armën.

Zanafilla e sagës së vrasjeve

Më 9 shtator 2016 nisi ngjarja e parë mes fiseve Reçi e Gjini në Rrëshen. Atë ditë u vra Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me kallash kur pinte kafe në lokal. Më 28 prill 2017 u vra në Romë të Italisë, Gasper Reçi, 43 vjeç. Sipas autoriteteve dyshohej se vrasja e Gasper Reçit të vinte si hakmarrje për ekzekutimin e Saimir Jakut.

Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut në vra më 6 shtator 2017 në komunën e Forestit të Belgjikë. Në sy të dy fëmijëve u ekzekutua më 13 gusht 2019 Armando Gjini, i njohur me emrin Tonin Gjini. Kastriot Reçi u ekzekutua me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa rihapi plagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë në fillim të 2020-ës.

Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli. Kurse Anton Keli u ekzekutua më 15 dhjetor 2020 duke zbritur nga makina në Rrëshen. Pothuajse të gjitha vrasjet kanë ndodhur në qendrat e qyteteve dhe kur shënjestrat kanë qenë në kafene.

Lini një Përgjigje