TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2023, 09:03

Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth, shoqërohen në polici mbi 10 persona

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth, shoqërohen në polici mbi 10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 38-vjeçari Fatjon Dervishi është ekzektuar në Katund të Sukthit, pranë shinave të trenit.

Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal. Kur është qëlluar me armë nga atentatorët, Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij, i cili nuk është prekur nga plumbat.

Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.

“Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan” ka deklaruar në polici shoku i viktimës.

Policia bën me dije se mbi 10 persona janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

sukth vrasje fatjon dervishi

Lini një Përgjigje