TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2023, 08:01

U ekzekutua në mesnatë, zbardhet lidhja e Fation Dervishit me “Arapin e Sukthit”, personazh i skeduar për vrasje dhe prostitucion

Shkruar nga Pamfleti

U ekzekutua në mesnatë, zbardhet lidhja e Fation Dervishit me

Fatjon Dervishi, është 38 vjeçari që u vra rreth mesnatës nga persona të paidentifikuar. Dervishi, është qëlluar me breshëri plumbash në zonën e njohur si Katund, Sukth. Policia dhe dy grupe të FNSH-së kanë ngritur pika kontrolli të shumta në Durrës dhe Tiranë.

Kush ishte Fatjon Dervishi?

38-vjeçari sipas burimeve ishte nipi i “Arapit të Sukthit”, një personazh i njohur ky për drejtësinë.

Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narkotike dhe i skeduar për vrasje. Në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.

Ndërkohë, viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

Kush është “Arapi i Sukthit”?

Arapi është i regjistruar në arkivat e policisë si një person me tendenca të rrezikshme kriminale, si vrasje dhe trafikim droge e prostitucioni. Në mars të vitit 1991, ai u akuzua se ka vrarë në Portin e Durrësit, për gjakmarrje, shtetasin A. Çyrbja, banor i fshatit Katund Sukth. Arapi u arrestua për këtë krim në 1994 dhe u lirua për mungesë provash.

Lini një Përgjigje