TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2023, 09:59

Pronari i lokalit në Itali e përzuri se ishte lakuriq, shqiptari kthehet dhe e sulmon me hanxhar; publikohet video

Shkruar nga Pamfleti

Pronari i lokalit në Itali e përzuri se ishte lakuriq, shqiptari

Është publikuar videoja kur një shqiptar sulmon me hanxhar pronarin e një lokali në Itali.

Një debat mes një shqiptari dhe një italiani për pak sa nuk përfundoi në një tragjedi mbrëmjen e së dielës (17 dhjetor).

Ngjarja ka ndodhur në Vetralla pranë Romës, ku italiani Cristian Dolci pronar i një lokali ka përzënë një shqiptar i cili ishte i dehur dhe po bënte veprime të pahijshme dhe ngacmonte klientët e pranishëm.

Mediat italiane shkruajnë se pasi bëri gjestet e turpshme në lokal, shqiptari u përzu nga italiani për t;u kthyer pas disa minutave me një thikë të madhe në dorë (hanxhar) me të cilën sulmoi pronarin e lokalit. Ky i fundit arriti t’i shmangej goditjes dhe mori në dorë një karrige për t’u mbrojtur. 

Në video dëgjohen edhe zëra të të pranishmëve të cilët tmerrohen nga tentativa e shqiptarit për të sulmuar pronarin e lokalit, i cili u kërkoi më pas të thirrnin karabinierët për të bërë të mundur arrestimin e agresorit. 

lokal itali shqiptar hanxhar video

Lini një Përgjigje