TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Dhjetor 2023, 16:58

Aplikacioni që fundosi bosët e krimit/ Nis gjyqi në Belgjikë për 125 të arrestuar falë “Sky Ecc”, mes tyre shumë shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Aplikacioni që fundosi bosët e krimit/ Nis gjyqi në Belgjikë

Ka nisur në Belgjikë një prej gjyqeve më të mëdha kundër trafikut të drogës, kjo falë aplikacionit “SKY Ecc”. Janë 125 persona që po përballen me akuza penale, të cilët janë nga Shqipëria, Belgjika, Kolumbia dhe Afrika e Veriut.

Organizata multietnike, aktive nga 2017-a deri në 2022-shin, përbëhej nga disa banda kriminale dhe u çmontua pas një operacioni të policive belge, gjermane dhe italiane.

Prokurorët deklarojnë se kokaina dhe kanabisi transportoheshin me kontejnerë nga Amerika e Jugut dhe Maroku dhe hynte përmes porteve të Belgjikës, Holandës dhe Francës, përpara se të shpërndahej në tërë Evropën.

Çështja bazohet pjesërisht në provat e siguruara pasi hetuesit në Belgjikë, Francë dhe Holandë zbërthyen komunikimet e kriptuara në aplikacionet “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të përdorura rëndom nga kriminelët.

Ministri belg i Drejtësisë, Paul Van Tigchelt deklaroi se bëhej fjalë për një nga goditjet më të forta kundër krimit të organizuar në Belgjikë.

Aplikacioni që fundosi bosët e krimit/ Nis gjyqi në Belgjikë

Lini një Përgjigje