TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Dhjetor 2023, 15:18

Plagosi Aleksandër Currin për borxhin, publikohen pamjet kur autori largohet i qetë me biçikletë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi Aleksandër Currin për borxhin, publikohen pamjet kur autori

Publikohen pamjet kur autori i plagosjes në Shkodër largohet i qetë me biçikletë pas plagosjes. Pasi ka qëlluar me 4 plumba në drejtim të Aleksandër Currit, 59-vjeçari Dedë Bici, ikën i qetë me biçikletë.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi.

"Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit”, njoftoi policia.

 

pamje plagosje arme

Lini një Përgjigje