TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2023, 13:41

Prapaskenat që fshihen pas arrestimit të Dritan Rexhepit: Si e mënjanoi DEA qeverinë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Prapaskenat që fshihen pas arrestimit të Dritan Rexhepit: Si e
DEA /

Konfiskimi i pronave do të bëjë të qartë se kush janë realisht pronarët apo shefat e narkotrafikut shqiptar. Që më shumë se në Ekuador janë në Tiranë, në pallatet e pushtetit, por edhe biznesit dhe medias...

Dritan Rexhepi, alias Gramoz Rexhepi, një nga baronët e narkotrafikut shqiptar është arrestuar nga narkosit e Stambollit, si pasojë e një operacioni të ngushtë me DEA-n amerikane. E cila i ka bërë të ditur prokurorëve të SPAK-ut, gjatë vizitës në Uashington, se jemi shumë afër, e duhet që oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit të jenë në vendgjarje, së bashku me shkresën e vendimit të gjykatës dhe letrës që SPAK ka marrë nga Ministria e Drejtësisë, për të hyrë në operativitet me agjencitë homologe.

Për operacionin e policisë së Stambollit, ku DEA ka pasur një rol primar, së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit, mësohet se policia shqiptare, përkatësisht ministria e Brendshme e Shqipërisë nuk është njoftuar. E ky përbën një fakt shumë të rëndësishëm, pasi në këtë rast operacionet kanë rëndësi që të zhvillohen shpejt dhe me një kartabiankë ligjore për të mos i zgjuar ato njerëz që mund të infektojnë burimet.

Në këtë rast, është njoftuar SPAK dhe BKH, e cila mund të kryejë veprime operative 100% ligjore, por që mund t’i bëjë publike edhe më vonë. Siç ka ndodhur aktualisht.

Kapja e Dritan Rexhepit ka qenë totalisht një aksion i DEA-s, e cila është ftuar prej dy vitesh nga policia antidrogës e Turqisë, pikërisht prej arsyes se Stambolli po kthehet në një qendër e frikshme e trafikut të kokainës në Europë. Gjë që nuk ka ndodhur më parë. Ka filluar prej vitesh me lëvizje të vogla, por më pas Stambolli po përmbytet nga “bursa” e narkos-ve latino- amerikanë.

Prapaskenat që fshihen pas arrestimit të Dritan Rexhepit: Si e
Në foto: Arrestimi i Dritan Rexhepit /

Kjo për faktin e thjeshtë se nga kjo zonë, operimi e ka gati rrugën tashmë mitike “Egnatia” të heroinës për në Europë, e që krejt lehtësisht mund të përdoret edhe për kokainën. Aq më shumë që aleanca turko-shqiptare jo vetëm që ka simbiozë, por përbën një shumëkombëshe gati më të fuqishme se N’dragheta kalabreze.

DEA ka llogaritur se kjo aleancë, pra simbioza e rrugës ballkanike të heroinës e kthyer në cocaine route, mund të bëhet nesër një kërcënim i madh për të gjithë Europën, por edhe eukuilibrin botëror të krimit të organizuar. Këtë e ka përjetuar edhe vetë Turqia, e cila në fillim, prej vitit 2021 në kulm pandemie ka përfituar nga një infusion parash cash, por që sot po korr anët më negative të këtij fenomeni që janë vrasjet, pengmarrjet dhe rritja e krimit.

Ndaj Narkosit e Stambollit kanë vendosur që të sjellin DEA-n që të vendosë rregull. Dhe agjencia ameriane ka diktuar rregullat. Në arrestimin e Dritan-alias Gramoz Rexhepit, ka qenë prezent shefi i DEA për Ballkanin, i cili ka ndarë informacionin në minutën e fundit me shefin e bërthamës narkotrafik të metropolit turk.

Prej ditësh po merret në pyetje narkotrafikanti shqiptar, me një synim për ta kthyer në një bashkëpunëtor të drejtësisë. E ky sinjal është marrë direkt nga nakotrafikantët e tjerë shqiptarë në Ekuador që kanë nisur të eleminojnë njerëzit e Gramoz Rexhepit atje. Jemi fiks si në rastin e vrasjes së parë të shqiptarit në Ekuador. Ilir Hidrit, i cili u vra me dyshimin se është një bashkëpunëtor i DEA-s. E gjitha kjo nuk është gjë e vogël, pasi frika e bosëve të vërtetë të narkotrafikut është se zbulohet e gjithë skema, ku paratë për të hyrë në biznesin e madh të kokainës me Amerikën Latine kanë ardhur nga “fondi i megakorrupsionit” në Shqipëri. Megjithatë, tani SPAK pritet të bëjë lëvizjen e radhës. E konfiskimi i pronave do të bëjë të qartë se kush janë realisht pronarët apo shefat e narkotrafikut shqiptar. Që më shumë se në Ekuador janë në Tiranë, në pallatet e pushtetit, por edhe biznesit dhe medias. /Pamfleti

dritan rexhepi arrestimi prapaskenat dea qeveria shqiptare

Lini një Përgjigje