TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2023, 13:54

U arrestua në Shqipëri, Gjykata vendos të ekstradojë 'bosin' rus të krimit Igor Kokunov

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua në Shqipëri, Gjykata vendos të ekstradojë

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur të ekstradojë bosin rus të krimit, Igor Kokunov.

Vendimi është dhënë para pak minutash dhe tashmë do të nisin procedurat e ekstradimit të tij drejt Rusisë.

Këtë të martë është zhvilluar seanca e tretë gjyqësore ndaj shtetasit rus. 59-vjeçari u arrestua me 28 gusht në pikën kufitare të Muriqanit, teksa rezulton i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar Rusi.

Ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë të martë, Policia e Shkodrës ka bllokuar rrugën e gjykatës deri në përfundimin e seancës gjyqësore.

Rusi akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi.

Mbrojtja deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri i Drejtësisë së Rusisë dhe kjo bie ndesh me Konventën Ndërkombëtare.

Ndërkohë, bosi i krimit kërkoi azil politik në Shqipëri, me pretendimin se në Rusi i rrezikohet jeta, por gjykata vendosi për ekstradim.

Igor Kokunov, i njohur gjithashtu me nofkën “Vasya Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga “arresti shtëpiak” në pritje të gjykimit. Ai akuzohet për vepra të rënda që parashikojnë dënim mbi 15 vite burgim.

Kokunov akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm. Gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.

Kush është bosi i krimit Igor Kokunov

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu si "Vasya Bandit", u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga arresti shtëpiak në pritje të gjykimit, njoftonin gazetat ruse.

Kokunov akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.

Vasya Bandit u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.

gjykata ekstradim igor kokuno

Lini një Përgjigje