TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2023, 11:41

Strasburgu u dha të drejtë, xhaxhai i Aleks Nikës: U vra me porosi nga shteti, kanë dalë edhe prova të reja!

Shkruar nga Pamfleti

Strasburgu u dha të drejtë, xhaxhai i Aleks Nikës: U vra me

Ai tha se viktimat e “21 Janarit”, ishin vrasje të cilat u bënë më porosi nga shteti.

Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej një të vrarëve të “21 Janarit”, ka folur në lidhje me vendimin e dhënë nga Gjykata e Strasburgut ditën e sotme.

Ai tha se viktimat e “21 Janarit”, ishin vrasje të cilat u bënë më porosi nga shteti. Sipas xhaxhait të Aleks Nikës, politikanët janë implikuar në ato vrasje dhe se “kryetarët e opozitës sot, janë pjesëmarrës”.

Ai u shpreh se autorët duhet të shkojnë para drejtësisë, ndërsa vendimi i dhënë sot nga Gjykata është pritur prej kohësh.

Ndër të tjera, ai tha se në lidhje me ngjarjen kanë dalë edhe prova të reja.

Sot gjykata ka dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e krimit. Po ashtu në vendimin e argumentuar të Strasburgut thuhet se ka pasur shkelje të detyrimit procedural dhe të pjesës thelbësore të nenit 2 të Konventës, shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut sqaron se autoritetet kanë dështuar që të kryejnë një hetim efektiv dhe se gjatë protestës politike sipas saj, u përdor në mënyrë të pajustifikuar forca vdekjeprurëse.

Gjykatës së Strasburgut ka dalë sot në përfundimin se ka dy shkelje në vrasjen e Aleks Nikës: vrasja dhe më pas moszbardhja e krimit. Po ashtu në vendimin e argumentuar të Strasburgut thuhet se ka pasur shkelje të detyrimit procedural dhe të pjesës thelbësore të nenit 2 të Konventës, shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut sqaron se autoritetet kanë dështuar që të kryejnë një hetim efektiv dhe se gjatë protestës politike sipas saj, u përdor në mënyrë të pajustifikuar forca vdekjeprurëse. Mes të tjerash Gjykata nënvizon dhe faktin se teksa ka pasur mangësi specifike në hetimin e rastit në fjalë, bëhet thirrje që të identifikohen dhe ndëshkohen ata që janë përgjegjës për krimin. Po ashtu Strasburgu thekson se ka pasur dhe defekte në ushtrimin e detyrës nga ana e policisë për mbarëvajtjen dhe kontrollin e protestës.

Gjykata thekson mes të tjerash se dëmshpërblimi është një nga masat që shteti duhet të ndërmarrë për familjen e viktimës. “Provat treguan që Garda qëlloi drejt protestuesve. Të shtënat ishin kapur në kamera dhe u transmetuan. Qeveria pranoi dhunën joproporcionale të Gardës”, thuhet në vendimin e Strasburgut.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Pas kalvarit të gjatë gjyqësor, familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kujtojmë se më 21 janar të vitit 2011, opozita socialiste thirri në protestë qytetarët, pas videoskandalit Meta-Prifti, ku flitej për aferë korruptive. Pas përplasjes me policinë dhe tentativave për të hyrë brenda në Kryeministri, 4 protestues mbetën të vrarë.

Në protestë humbën jetën Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Sakaq, Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Nga ana tjetër, gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

vrasja e aleks nikes

Lini një Përgjigje