TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2026, 14:15

Po trafikonin kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarë dhe një rumun; droga me vlerë 20 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti

Po trafikonin kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarë dhe një

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kokaine, e cila po transportohej drejt Italisë me kamion.

Guardia di Finanza bëri të ditur se gjatë operacionit u sekuestruan mbi 111 kilogramë kokainë, të ndarë në 100 pako, si dhe 19 mijë euro para të gatshme.

Në pranga përfunduan tre persona, dy prej të cilëve shtetas shqiptarë dhe një shtetas rumun. Ata dyshohet se ishin drejtuesi i kamionit dhe korrierët e ngarkesës së drogës.

Lënda narkotike u zbulua e fshehur në kabinën e kamionit, e paketuar me kujdes dhe e stampuar me logon e një elefanti.

Sipas një vlerësimi të Guardia di Finanza, pas përpunimit dhe shpërndarjes në tregun e paligjshëm, sasia e sekuestruar e kokainës do të kishte gjeneruar fitime me vlerë rreth 20 milionë euro.

Lini një Përgjigje