
Vijon edhe sot dëshmia në GJKKO e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani për dosjen “Plumbi i artë”.
Procesi në fazën e pyetjeve që shtrohen nga avokatët për Dumanin lidhen me episode të ndryshme.
I pyetur nga avokatja Elda Zotaj nëse ka dhënë deklarime në policinë e Elbasanit kur është arrestuar, ai është përgjigjur se nuk iu ka kthyer përgjigje atyre që i cilëson si të korruptuar.
Ai ka thënë se kur u arrestua e dërguan në spitalin e Fierit pasi ishte plagosur. Më pas e drejtuan drejt Ushtarakut në Tiranë, ku kanë shkuar për ta takuar dy zyrtarët policorë Ardian Çipa, Tonin Vocaj si dhe prokurori Kreshnik Ajazi.
Pjesë nga diskutimi:
Avokatja Elda Zotaj: A keni dhënë deklarime para policisë në Elbasan kur u arrestuat?
Nuredin Dumani: Nuk i kam kthyer përgjigje të korruptuarve.
Avokatja Elda Zotaj: A keni dhënë deklarime para prokurorisë në Elbasan kur u arrestuat?
Nuredin Dumani: Kur jam arrestuar më çuan në spitalin e Fierit, isha i plagosur. Pastaj shkova në spitalin Ushtarak. Tre persona, Ardian Çipa, Tonin Vocaj dhe Kreshnik Ajazi erdhën të më takonin. Pas arrestimit, deklarimet e para i kam bërë të spitali i burgut.
Avokatja: Ku e ke dhënë deklarimin e parë pas arrestimit?
Dumani: Mesa mbaj mend i kam dhënë tek Spitali i Burgut. Atje kam firmosur pas deklarimeve. Nuk mbaj mend nëse janë regjistruar në audio dhe video.
Avokatja: A të ka kontaktuar Alibej me telefonat e enkriptuar.
Dumani: Më ka çuar letra dore.
Avokatja: Ditën që u plagose, a i dallove personat që të qëlluan?
Dumani: Jo nuk i kam njohur. Ishin të maskuar. Vetëm nga trupi shoferi më është dukur si Talo Cela.
Lini një Përgjigje