TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shkurt 2024, 10:18

Plagosje në Shkodër, i riu qëllohet me thikë në lagjen “Skanderbeg”

Shkruar nga Pamfleti
Plagosje në Shkodër, i riu qëllohet me thikë në lagjen

 

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Skanderbeg”.

I riu Amatio Gjoka është qëlluar me thikë nga një tjetër person pas një sherri për motive të dobëta.

I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin shtetasin A.Gj, të cilin e ka shpallur në kërkim.

'Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”. Policia dyshon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.', njofton policia.

amatio gjoka shkodër

Lini një Përgjigje