Publikohet fotoja e 39-vjeçarit Gentian Mino i cili u arrestua mëngjesin e sotëm, pasi ekzekutoi me pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune 28-vjeçaren Jana Bajan.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në Greqi, ku sipas policisë fqinje, Mino e ka vrarë në gjendje të dehur. Ka qenë vetë ai që i ka telefonuar policisë duke thënë se kishte ekzekutuar shtetasen rumune.
Në deklaratat e tij në polici, 39-vjeçari pranon krimin dhe deklaron se para aktit ka debatuar ashpër me viktimës.
Sipas tij, në debate e sipër, nxori një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe shtiu dy herë mbi të. Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Policia njofton se Mino është i njohur për lidhjet e tij me trafikun e drogës dhe përdorim lëndësh narkotike. Ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Heraklios në Kretë ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.
Lini një Përgjigje