TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shkurt 2024, 14:37

Akuzohet për një seri vjedhjes, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për një seri vjedhjes, arrestohet ‘skifteri’

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit për një seri vjedhjesh në qytet, ndërsa bashkëpunëtori i tij do të hetohet në gjendje të lirë.

Policia ka arrestuar Renato Metën, nën akuzën për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa dhe në ambiente të tjera, në lagjet nr. 13 dhe nr. 14.

“Të implikuar në 5 vjedhje/tentativa për vjedhje, gjatë 2 muajve, arrestohet një 28-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, bashkëpunëtori i tij 17 vjeç.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, menjëherë pas kallëzimeve të marra për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa dhe në ambiente të tjera, në lagjet nr. 13 dhe nr. 14, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, vunë në pranga shtetasin R. M., 28 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, të dy banues në Durrës.

Këta 2 shtetas, dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin:

-më datë 14.02.2024, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. M., në lagjen nr. 14;

-më datë 11.02.2024, kanë tentuar të vjedhin pajisje, në një magazinë në pronësi të shtetasit R. B., në lagjen nr. 14;

-më datë 30.01.2024, kanë vjedhur një laptop, në banesën e shtetases P. G., në lagjen nr. 13;

-më datë 26.01.2024, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases M. T., në lagjen nr. 13;

-më datë 13.01.2024, kanë vjedhur pajisje, në banesën e shtetases M. Xh., në lagjen nr. 13”, njoftoi policia.

durrës arrestohet 28 vjeçari

Lini një Përgjigje