TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shkurt 2024, 12:55

Ishte kthyer në makthin e vlonjatëve, arrestohet 29-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Ishte kthyer në makthin e vlonjatëve, arrestohet 29-vjeçari

Në prangat e Pocisë së Vlorës ka rënë një 29-vjeçar i cili dyshohet se ka kryer 5 vjedhje kryesisht të pajisjeve elektrike, në lagjet e qytetit. 

Bëhet fjalë për Asmarildo Islamaj.

Gjithashtu, procedohet në gjendje të lirë 49-vjeçari që dyshohet se i blinte 29-vjeçarit, pajisjet e vjedhura.    

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Storm 12”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:   

- A. I. , 29 vjeç, për veprën penale "Vjedhja".    

Nga veprimet hetimore, ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes, në qytetin e Vlorës, konkretisht:     

1. Më datë 27.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe motorë të pajisjeve frigoriferike, në pronësi të shtetasit D. T;     

2. Më datë 30.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në qendër të qytetit;   

3. Më datë 06.01.2024, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetaseje, në një supermarket;

4. Më datë 11.01.2024, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektrike, në një magazinë;

5.Më datë 14.02.2024, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në lagjen “Pavarësia”. 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 49 vjeç, pasi dyshohet se i blinte 29-vjeçarit, sendet e vjedhura, për t’i shitur ato me çmime më të larta. 

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 29-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. "-njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje