
Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të 4 adoleshentëve nga Gramshi, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin Fatjon Bici.
Seanca u shty pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh. Gjithashtu mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar.
Raportohet se në sallën e gjyqit sot ka pasur tensione mes familjarëve. Familja e viktimës 15-vjeçare ka qenë në një gjendje të rënduar për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.
Lini një Përgjigje