TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shkurt 2024, 10:48

Akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrest me burg për Altin Çokun; zbulon emrin e personit që ka nxjerrë foton

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrest me burg
Altin Çoku në gjyq

Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest me burg” për Altin Çokun për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes ndaj 27 vjeçares pak ditë më parë në Kamëz.

Në seancën e drejtuar nga gjyqtarja Ardiana Bera, Çoku ka deklaruar se: “Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët.

27-vjeçarja në Kamëz të Tiranës, i dha fund jetës më 12 shkurt 2024, duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok. E reja që kishte një vajzë 2 vjeçe dhe punonte te shtëpia e tij si sanitare.

39 vjeçari ka edhe precedentë të mëparshëm dhe rezulton i dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie".

altin coku

Lini një Përgjigje