TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shkurt 2024, 09:27

"Më rrezikohet jeta"/ Ibrahim Lici është vetëdorëzuar tri ditë më parë dhe ka kërkuar azil politik në Turqi

Shkruar nga Pamfleti
"Më rrezikohet jeta"/ Ibrahim Lici është
Ibrahim Lici

Është ndaluar në Turqi Ibrahim Lici, personi i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Lici ishte shpallur në kërkim, ndërsa besohet se ndalimi i tij është kryer tri ditë më parë pas procedurës së vetëdorëzimit ku ka kërkuar azil politik, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta nga grupet kriminale Shqiptare.

Lici ka dorëzuar biseda të aplikacionit Sky ku grupet kriminale flasin për përndjekjen dhe planet me qëllim vrasjen e tij, shokëve dhe familjes së tij.

 

ibrahim lici

Lini një Përgjigje