
Është zbardhur dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar Gentian Mino i cili vrau me armë zjarri bashkëjetuesen rumune Jana Bajan në Greqi.
“U ktheva i dehur dhe e qëllova me dy plumba”, mësohet të ketë thënë ai.
Ka qenë vetë shqiptari i cili ka njoftuar policinë pas krimit dhe ka rrëfyer vrasjen e 29-vjeçares.
Ai tha për hetuesit grekë se ishte kthyer në banesë në orët e vona të natës në gjendje të dehur dhe pasi kishte debatuar me partneren ka qëlluar me dy plumba në drejtim të saj.
Një prej plumbave e qëlloi 29-vjeçaren në kokë. Raportohet se shqiptari e kishte pistoletën pa leje.
Çifti jetonte në një apartament në katin e 2-të, në rrugën Patroklou, në Kaminia të Kretës.
Kur ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur 29-vjeçaren të vdekur, pranë divanit në dhomën e ndenjes.
Viktima kishte një plagë të shkaktuar me plumb pranë veshit. Arma e krimit u gjet në një tavolinë brenda shtëpisë dhe brenda saj kishte 3 gëzhoja.
Lini një Përgjigje