
Policia e Vlorës ka parandaluar dy ngjarje kriminale ditën e djeshme në Vlorë dhe ka arrestuar 2 persona. Mësohet se një sherr verbal ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta si levë hekuri dhe thikë.
Policia ka arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin me inicialet O.XH pasi goditi me levë hekuri gjatë një konflikti 33-vjeçarin me inicialet E.D. Gjithashtu, është arrestuar një 55-vjeçar pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë 64-vjeçarin me inicialet M.I.
“U arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:30, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me levë hekuri, në kokë, shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
-u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. Z., 56 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:45, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. I., 64 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje