TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2025, 09:47

Tjetër aksident me vdekje në rrugët e Shqipërisë, makina përplas 66 vjeçarin në autostradën Tiranë-Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër aksident me vdekje në rrugët e Shqipërisë,
Foto ilustruese

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 9 korrik, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës, në një segment të dyshuar si i paaksesueshëm për qarkullim.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një biçikletë me të cilën po udhëtonte shtetasi E. M., 66 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, 66-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje nëse 66-vjeçari ishte në një segment të lejuar për lëvizjen me biçikletë.

 

Lini një Përgjigje