TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2025, 07:31

Aksident i rëndë në Pogradec! Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në liqen, humb jetën 34-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Pogradec! Humbi kontrollin e mjetit dhe ra
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", ku një person ka humbur jetën.

Sipas policisë, një 34-vjeçar i cili është identifikuar si Alfons Bleta, humbi jetën pasi makina që po lëvizte përfundoi në liqen.

Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë humbja e konrollit mbi drejtimin e automjetit.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", automjeti që drejtohej nga  shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi  A.B, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.

aksident i rëndë në pogradec! ra në liqen humb jetën 34-vjeçari

Lini një Përgjigje