TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2025, 21:48

Dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, Gjykata e Fierit dënon me 8 vite burg 47- vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, Gjykata e Fierit

Gjykata e Fierit ka dënuar me 12 vite burg 47-vjeçarin Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse nuk i dha birra.

Nukaj përfitoi gjykim të shkurtuar dhe do të vuajë përfundimisht 8 vite burg. Gjykata e Fierit ka vendosur sot deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Nukaj, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

Ndërsa mbesa e viktimës në shenjë revolte ka thyer xhamin e derës kryesore të gjykatës, pasi kërkonte më shumë vite dënim.

Ilir Nukaj u arrestua një ditë pas vrasjes. Sipas hetimeve, 47- vjeçari që njihej edhe me emrin Ledjan, kishte shkuar në dyqanin e të moshuarit dhe i kishte kërkuar birra, por 80-vjeçari ka refuzuar, duke e njohur si person me precedent kriminal.

Pas refuzimit, Nukaj ka ushtruar dhunë ndaj çiftit. Nukaj ka qenë më parë i dënuar me 10 vite burgim për tentativë vrasjeje.

Lini një Përgjigje