
Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të një shtetasi me inicialet D.A dhe personave të lidhur me të, pasi dyshohet se janë përfituar nga burime të jashtëligjshme.
Kërkesa është bërë në kuadër të procedimit pasuror nr. 2, të vitit 2019 dhe bazohet në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.
Sipas Prokurorisë, pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi përfshijnë:
Truall 350 m² në qytetin e Gjirokastrës
Truall 1500 m² dhe ndërtim 23 m² në Lazarat
Truall 450 m² dhe 1646 m² në Grehot
Arë 7000 m² në fshatin Arshi Lengo
Objekt tregtar me sipërfaqe 6500 m², ndërtuar në 2005 në fshatin Kordhocë
Lokal dhe magazinë ndërtuar në vitin 2013 në Kordhocë
Fushë mini-futbolli me sipërfaqe 500 m² dhe një ndërtesë 37.2 m² në Lazarat
Autoveturë “Mercedes Benz”
Prokuroria thekson se hetimi i pasurive të dyshimta dhe aplikimi i masave parandaluese në përputhje me ligjin janë një prioritet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kërkoi konfiskimin e pasurive të shtetasit D.A. dhe personave të lidhur me të, në zbatim të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”, i ndryshuar.
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit pasuror nr.2, të vitit 2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kërkoi konfiskimin e pasurive të cilat nuk kanë pasur burime të ligjshme për krijimin e tyre si më poshtë vijon:
Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, në qytetin Gjirokastër;
Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 në Lazarat, Gjirokastër;
Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, në Grehot, Gjirokastër;
Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 në Grehot, Gjirokastër;
Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;
Objekt tregtie sipërfaqe e zënë 6500 m2, ndërtuar në vitin 2005, fshati Kordhocë, Lazarat;
Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 në fshatin Kordhocë;
Fushë mini-futbolli me sipërfaqe 500 m2 dhe ndërtesë një kat me sipërfaqe 37.2 m2, ndërtuar në Lazarat;
Autoveturë “Mercedes Benz”, njoftoi Prokuroria.
Lini një Përgjigje