TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shkurt 2024, 14:00

Plagosja me thikë e tre të rinjve në Vlorë, policia jep detaje: 1 i arrestuar, çfarë iu gjet në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja me thikë e tre të rinjve në Vlorë, policia jep

Policia ka dhënë detaje nga sherri me thikë në Vlorë. Një nga autorët e plagosjes së tre të rinjve është arrestuar, ndërsa bën me dije se në kërkim është shpallur personi tjetër si i dyshuar për ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Isa Boletini”, ku pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me thikë dy 18-vjeçarë dhe një 20-vjeçar i identifikuar si Xhuliano Hodaj.

Mësohet se tre të rinjtë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas arrestimit të njërit prej autorëve, nga kontrolli në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar; 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika).

Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të dytë të dyshuar

 

Lini një Përgjigje