TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shkurt 2024, 12:58

Piu helm, zbardhet mesazhi që i dërgoi e reja nga Lushnja bashkëshortit pak para ngjarjes së rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Piu helm, zbardhet mesazhi që i dërgoi e reja nga Lushnja

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Lushnjë, ku një 18-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. Familjarët e djalit, që është vënë në hetim, përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme.

Kushëriri i djalit ka treguar për mediat se çfarë ndodhi ditën që e reja piu fostoksinë. Ai thotë se e morën nga shtëpia e familjarëve të saj dhe më pasi burri kishte shkuar të pinte kafe.

Ai thotë se nuk kishin kaluar as 5 minuta nga momenti kur e lanë në shtëpi dhe vajza i shkruan të fejuarit se kishte pirë fosktoksinë. Ai tha se më pas janë larguar me nxitim për tek vajza.

I ka shkruar mesazh djalit, Djali ishte te kafja me ne. E la në shtëpi. Punë minutash sa u ulëm, vajza i shkroi mesazh: piva fostoksinë. Ky i shkroi: mos guxo dhe u nisëm me vrap për të ardhur se ishim në këmbë. Vajza ishte këtu, e solli nga shtëpia. Po bënim muhabet po qeshnim. Vajza sa ikëm ne te lokali, punë dy minutash, i shkruan mesazh burrit që piva fostoksinë”, tregon kushëriri i burrit.

24-vjeçari, i fejuari i vajzës, është vënë në hetim.  

Lini një Përgjigje