TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2024, 08:50

Plagosja e dy personave në “Don Bosko”, autorët dyshohet se përdorën targa të dubluara

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e dy personave në “Don Bosko”, autorët dyshohet

Policia e Tiranës ende nuk ka rënë në gjurmët e 3 autorëve, të cilët një ditë më parë hapen zjarr në një lokal në “Don bosko” ku mbetën të plagosur 2 persona.

Burime për gazetarin e “Ora News”, Edison Vatnikaj bëjnë me dije hetuesit kanë dyshime se mbi mjetin tip “Golf 5” me xhama të zinj, autorët kishin vendosur targa të dubluara, ose makina mund të këtë ndërhyrje në numrin e shasisë.

Pas ngjarjes autorët që besohet që të kenë qenë të maskuar kanë marrë drejtim drejt zonën se Paskuqanit për destinacionin final Qerekën.

Zona e Paskuqanit ka një prezencë më pak të kamerave të sigurisë çka ia ka mundësuar autorëve largimin e tyre.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët besohet të kenë pasur dy armë me vete, një pistoletë që e kanë përdorur në ngjarje dhe një armë kallashnikov.

Kontrollet janë përqendruar në zonën e Fushë-Krujës dhe për rreth saj me qëllim evidentimin e ndonjë prove bindëse.

Oficerët e krimeve do të paraqiten në spitalin e Traumës më qëllim marrjen në pyetje të dy të plagosurve, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Për hetuesit 45-vjeçari Elezaj besohet se ishte shënjestër e sulmit, kjo për shkak të ngarkesës penale që ka pasur në Itali./Oranews

don bosko plagosje dy persona targa të dubluara

Lini një Përgjigje