TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Maj 2026, 10:30

Plagosi me armë zjarri ‘Guccin’ e TikTok-ut, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi me armë zjarri ‘Guccin’ e TikTok-ut, arrestohet
Fabion Kuçi

23-vjeçari Florian Brahaj ka rënë në prangat e policisë pasi vitin e kaluar në bashkëpunim tre të tjerë tentoi të vriste me armë zjarri Fabion Kuçin njohur edhe si ‘Gucci’ i TikTok.

Florian Brahaj akuzohet për "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

"Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz, u kap në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”, shtetasi i shpallur në kërkim, F. B., 23 vjeç.

Gjykata e Durrësit, në muajin mars, 2026, i ka caktuar shtetasit F. B., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 15.12.2025, në lagjen nr. 9, në ambientet e një lokali, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, shtetasin F. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Fabion Kuçi i njohur si “Gucci” i TikTok-ut, është plagosur me 15 Dhjetor 2025 në lagjen Nr. 9 të qytetit bregdetar të Durrësit, e njohur si lagja e Re.

Shkaku i ngjarjes ka qenë një debat banal që ka lindur për shkak të komenteve dhe sharjeve në TikTok.

fabion kuçi plagosi me armë zjarri ‘guccin’ e tiktok-ut

Lini një Përgjigje