TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2026, 20:50

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, plagosen tre persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, plagosen tre
Foto ilustruese


Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në vendin e njohur si “Tresh”, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona. Njëri prej tyre është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dy të tjerët kanë marrë dëmtime më të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit mund të ketë sjellë daljen nga rruga ose përplasjen e automjetit.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Aksidenti shkaktoi për disa minuta edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor.

aksident lezhe

Lini një Përgjigje