TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2023, 15:33

Plagosi me armë një 22-vjeçar një muaj më parë, arrestohet autori në Lezhë; nën hetim 2 shokët e tij

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me armë një 22-vjeçar një muaj më parë,

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi gjatë një konflikti të ndodhur rreth një muaj më parë ai ka plagosur me armë zjarri, një 22-vjeçar të identifikuar si Aleks Laska. Uniformat blu raportojnë se nën hetim janë vënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Xhuljano Frroku, është autori i ngjarjes që ndodhi jashtë ambienteve të një bilardoje në Lezhë, mbrëmjen e datës 8 maj 2023, ku pas një konflikti të çastit, plagosi me armë zjarri, një 22-vjeçar.

Një muaj pas ngjarjes, efektivët kanë lokalizuar dhe kapur autorin. Gjithashtu në këtë ngjare janë përfshirë edhe 2 persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë, ku gjatë këtij konflikti, kanë dhunuar 22-vjeçarin.

Për këtë arsye janë vënë nën hetim Leandro Frroku 29 vjeç dhe Agustin Shahini 27 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

lezhe arrestim plagosje

Lini një Përgjigje