TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2024, 10:59

Plagosi fqinjin pasi e shqetësonte zhurma, gjykata e Durrësit lë në burg Gentian Kuqin

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi fqinjin pasi e shqetësonte zhurma, gjykata e Durrësit lë

Gjykata e Durrësit ka lënë fuqi masën “Arrest me burg” për 50-vjeçarin Gentian Kuqi, i cili plagosi me armë fqinjin e tij Mikel Spirollari 50 vjeç.

Ngjarja ndodhi më 25 Janar në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar pas sherrit mes tyre për zhurmat në pallat.

Gentian Kuqi u largua për afro 20 orë nga vendi i ngjarjes dhe pas përpjekjeve me familjarët dhe policinë u dorëzua në komisariat.

Pas dëgjimit të palëve, gjykata vlerësoi arrestin si të ligjshëm dhe caktimin e masës se sigurisë “arrest me burg” për Gentian Kuqi.

Ndërsa i plagosuri u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

plagosje zhurme fqinj durres burg gentian kuqi

Lini një Përgjigje