TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2024, 10:53

Iu gjetën bimë kanabisi në banesë, arrestohet 56-vjeçari në Tropojë

Shkruar nga Pamfleti

Iu gjetën bimë kanabisi në banesë, arrestohet

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit "Tempulli 2" në Tropojë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin M. C., 56 vjeç, banues në fshatin Zherkë.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjetën disa bimë narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan nga shërbimet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

tropojë arrestohet 56 vjeçari

Lini një Përgjigje