
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Lorenzo Pjetrushin.
I riu ndodhej në kofanon e makinës së shokut, ndoshta për të realizuar një sfidë në rrjetet sociale.
Së fundmi, “sërfimi” mbi makina në lëvizje po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Por, Lorenzo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt. Më pas u godit nga makina.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 janar dhe i riu u dërgua me urgjencë në spital, por ditën e djeshme si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
I riu ndodhej me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij dhe ajo që supozohej të ishte një lojë, gati një shaka, u kthye në tragjedi.
Lorenzo Pjetrushi është ngjitur në kofanon e makinës që drejtohej nga kushëriri i tij për të bërë një sfidë dhe më pas video do të publikohej në rrjetin social “Tik Tok”.
Mirëpo, kushëriri, duke drejtuar mjetin, ka kryer një manovër që ndoshta ka qenë paksa e papritur dhe 18-vjeçari ka rënë në tokë, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë.
Lini një Përgjigje