TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2024, 10:35

Armë zjarri, dylbi për snajper dhe bizhuteri të vjedhura, arrestohet 25-vjeçari në Kurbin; shpallet në kërkim babai

Shkruar nga Pamfleti

Armë zjarri, dylbi për snajper dhe bizhuteri të vjedhura,

Geri Rizvani (Lika), 25 vjeç është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi në banesë i është gjetur një arsenal armësh dhe sasi bizhuterish të vjedhura, ndërsa në kërkim është shpallur babai i tij Zyhdi Lika.

Në banesën e tyre u gjetën armë, targa franceze dhe dylbi për snajper.

Policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak; 1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu; 1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper; një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura; 2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.

"Finalizohet falë inteligjencës policore operacioni i koduar "Gold and Guns".

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër).

Sekuestrohen armë zjarri, dylbi për snajper, bizhuteri e sende të tjera të kundërligjshme.

Vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit (babait të tij).

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në inteligjencën policore dhe pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë, organizuan dhe finalizuan me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër), operacionin policor të koduar "Gold and Guns".

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Z. L., 48 vjeç.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak;

1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu;

1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper;

Një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura;

2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje