TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2023, 15:34

Plagosën me thikë 29-vjeçarin, përfundojnë në pranga tre vëlezërit nga Pogradeci

Shkruar nga Pamfleti

Plagosën me thikë 29-vjeçarin, përfundojnë në

Tre vëllezër janë arrestuar nga policia e Pogradecit pasi plagosën me thikë një 29-vjeçar.

Policia bën me dije se i riu është konfliktuar mesditën e sotme me 3 të rinjtë të moshave 28, 20 dhe 25 vjeç. Më pas sherri ka degraduar deri në plagosje.

Mësohet se tre vëllezërit shitës në treg, kanë debatuar me të riun për blerjen e ullinjve.

“Plagosën me mjet prerës gjatë një konflikti një 29-vjeçar, kapen dhe shoqërohen nga Policia 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 10.10.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, tek ish-tregu, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç (vëllezër), dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin G. D., rreth 29 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

plagosje thike sherr

Lini një Përgjigje