TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Gusht 2023, 10:01

Person me rrezikshmëri të lartë, Dritan Memolla thyen masën e arrestit dhe alarmon banorët e zonës në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Person me rrezikshmëri të lartë, Dritan Memolla thyen masën

36-vjeçari Dritan Memolla është vënë në pranga sërish në Durrës.Ai u kap duke lëvizur i armatosur nëpër qytet. Ai kishte një pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë për komunitetin.

Policia është se në fakt 36-vjeçari duhej të qëndronte në shtëpi sepse ishte me masën e sigurisë arrest shtëpie. Kjo vendosur pas një aksidenti rrugor me pasojë vdekjen.

Por siç duket, Memolla kishte vendosur të dilte një xhiro në këmbë, por u pikas nga autoritetet.

Përveç kësaj ai ka precedentë të theksuar kriminal për krime në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë edhe N. K., 56 vjeç e K. K., 22 vjeç (babë e bir), të afërm  të 36-vjeçarit.

Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe po shoqëronin Memollën kur u kap nga Policia.

durrës dritan memolla

Lini një Përgjigje