Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati në Greqi ku u qëllua me armë zjarri 51-vjeçari, ndërsa është publikuar fotoja e të plagosurit.
Biznesmeni Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, rezulton të jetë kushëriri i Aleksandër Sadikajt i cili u ekzekutua në Tiranë.
Andrea Kalemi po lufton me jetën në spitalin e Janinës pas një atentati të organizuar ndaj tij në ishullin Paxos, teksa pushonte me familjen.
Ngjarja ka ndodhur në limanin e Lakkas, në ishullin Paxos. Pushuesit kanë dëgjuar disa të shtëna dhe kanë shkuar në vendngjarje ku gjetën të plagosur biznesmenin 51 vjeçar.
Ai është transportuar drejt urgjencës për ndihëm e parë e më pas drejt Igumenicës për mjekim të specializuar.
Për shkak të gjendjes mjaft të rëndë shëndetësore, Kalemi është transportuar më pas në Janinë.
Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe dyshon se atentatori është një shqiptar i ardhur nga Italia.
Lini një Përgjigje